Vdes në hedhjen e fundit, gruaja shtatzënë (FOTO)

Sunday, September 16, 2012



Një grua suedeze e cila u zotua se kjo ishte hera e fundit qe do te kërcente pasi ishte shtatzënë dhe nuk dëshironte më të rrezikonte fëmijën e saj.

Wioletta Rosland, 37 vjeçare, u bë e “mvarur” nga kënaqësia që i jepte hedhja me parashutë qysh në moshën 19 vjeçare.

Ajo ishte e vendosur që të bëjë kërcimin e fundit dhe shkoi në vendin e saj të preferuar në malet zvicerane, ndërsa ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Nëna e saj Halina Zanieëska-Pettersson, 68 vjeç, tha: “Unë frikësohesha gjithmonë kur ajo shkonte për sportin e saj të preferuar, kur ajo më tha se donte të shkonte për të bërë kërcimin e saj të fundit, e luta të mos shkonte sepse ishte shtatzënë”.

Ajo kishte shkuar me të dashurin e saj Aleksander Domaleëski në vendin e tyre të preferuar- Via Ferrata.

“Aleksander kërceu në të njëjtën kohë me të, dhe ai vetëm mund të shikonte atë duke u rrëzuar, ai më tha se ajo provoi të hapë parashutën por pa sukses duke përfunduar në mënyrë tragjike” tha Halina.

Duke folur për vdekjen e vajzës, nëna e saj përfundoi: “ E gjithë kjo tani është vetëm në memorien time, por vajza ime ka jetuar jetën e saj të plotë, ajo ishte një aventuriere e vërtet dhe udhëtoi për në Francë, Itali, Australi, Zelandën e Re, Tajlandë e Amerikë vetëm për sportin e saj, ishte një vajzë e mrekullueshme, ajo nuk mund të imagjinonte jetën e saj pa hedhjen me parashutë”
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.