Tetë fjalë që na mbajnë larg një gënjeshtari

Tuesday, September 4, 2012


  
Shpesh partnerët gënjejnë për të dalë nga situata ndërsa disa prej këtyre gënjeshtrave përdoren shpesh. Studiuesja Janine Driver, në librin e saj "Ti nuk mund të më gënjesh", na tregon se cilat janë tetë fjalët që na mbajnë larg një gënjeshtari.

"Lashë"
Fjala 'lashë' shpesh është e vetmja fjalë që mund të përdoret në një situatë, por ndonjëherë ajo përdoret në vend të një fjalë tjetër si për shembull të thotë "Dola nga lokali në orën gjashtë" dhe jo "Shkova në shtëpi në orën gjashtë". Kjo mund të jetë për shkak të dëshirës së tij për të mos kapur gënjeshtrën.

"Kurrë"
Duhet të keni kujdes kur ai thotë "kurrë" në vend të "jo" nuk do e bëj. është një shenjë që ai po mundohet të justifikohet. Për shembull, nëse e pyesni "I hodhe sytë asaj vajzës?" ai të përgjigjet "Kurrë!".

"Kjo, ajo"
Kjo varet se si ai e përdor këtë përemër. Nëse vendos fjalën "ajo" para një emri si ajo grua, apo ato para, kjo është një përpjekje e nëndërgjegjshme e tij për tu distancuar nga fjala. Kjo është një dredhi e zakonshme e manipuluesve.

"Do të doja"
Nëse ai shmang përgjigjen 'jo' dhe thotë "nuk do e bëja kurrë një gjë të tillë' kur flisni për të kaluarën, duhet të jeni të kujdesshëm. Për shembull, nëse e pyesni "A takohesh ende me ish të dashurën?' "Nuk do të ta bëja kur një gjë të tillë", sipas Driver do të thotë se ai ka plan ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen. 

"Po, zonjë"
Kur jo thotë 'zonjë' ashtu kot duhet të keni kujdes. Kjo do të thotë se ai ndihet i stresuar dhe duhet të dini se ai është në telashe.

"Meqë ra fjala..."
Gënjeshtrarët përdorin shprehje të tilla në përpjekje për të minimizuar atë çfarë do të të thonë, por që zakonisht është gjëja më e rëndësishme. Tregonikujdes me atë që ai do tu thotë më pas.

"Por"
Gënjeshtarët mundohen të minimizojnë atë që duan të thonë me këtë fjalë, kështu që kini kujdes kur ai thotë 'e di që do të duket e çuditshme, por...' ose ' e di që ti mendon se po gënjej, por...'

"Pse duhet ta bëj një gjë të tillë?"
Kjo është një frazë e preferuar nga gënjeshtarët për të përfituar kohë për të menduar atë që do të thonë. Në këtë kategori futen dhe shprehjet si "Çfarë njeriu mendon se jam?", "Po më quan gënjeshtar"
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.