Tatuazhi i ri i Chris Brown, fytyra e Rihanna-s së rrahur (FOTO)

Wednesday, September 12, 2012



Tatuazhi i ri i Chris Brown, fytyra e Rihanna-s së rrahur
Gjatë një shfaqje në Las Vegas muajin e kaluar, këngëtari Chris Brown u kujdes që objektivat e aparateve të shumtë të pranishëm të kapinin tatuazhin e tij të ri në qafë; fytyra e një femre të rrahur.
Në tatuazhin e këngëtarit 23-vjeçar shihet fytyra e një femra të rrahur, sy të nxirë e buzë të çara. Koinçidencë apo me qëllim, imazhi në anën e djathtë të Chris Brown ngjason me pamjen e Rihanna-s në vitin 2009. Por vetë këngëtari e ka mohuar këtë duke thënë se bëhet fjalë për imazhin e një femre çfarëdo.
Këngëtarja nga Barbadosi dhe Brown ishin bashkë në atë kohë deri në momentin kur ky e rrahu aq keq sa 24-vjeçarja u detyrua të shtrohej në spital për të mjekuar plagët e shkaktuara në fytyrë nga goditjet e marra.
Që prej asaj dite, çifti u nda. Me kalimin e viteve Rihanna la pas plagët, por jo ndjenjat për ish-in e saj. Në një intervistë për Oprah Winfrey, ajo do të fliste për ndjenja të shumfishta kundrejt Brown dhe në një moment nuk nguroi ta quante si “dashuria e jetës së saj”.
Afrimi mes të dyve u pa edhe në MTV VideoMusic Awards kur mes dy këngëtarëve u shkëmbye edhe një puthje, por jo si dy miq të mirë.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.