Edicioni i ri, “Portokalli” sjell aktorë dhe karaktere të reja

Monday, September 10, 2012


Edicioni i ri, “Portokalli” sjell aktorë dhe karaktere të reja
Spektakli humoristik “Portokalli” pritet të kthehet në ekranin e “Top Channel” në 30 shtator. Spektakli do të vazhdojë të prezantohet nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi.

”jemi ende duke zhvilluar audicione për pranimin në trupën e njohur të aktorëve të rinj që mund të jenë katër deri në pesë aktorë. Ndërkohë nuk do të ketë asnjë largim nga trupa e aktorëve të sezonit të kaluar, përveçse ata do të vijnë ndryshe, pra me karaktere të reja”, është shprehur për Panoramën Altin Basha.


Sezonin e pranverës, trupës së “Portokalli” iu shtua aktori i njohur i kinemasë, Gent Hazizi dhe një aktor tjetër i ri. 

Portokalli”, në gati 8 vite shfaqje ka fiksuar në memorien e publikut disakaraktere të spikatura. Prej dy vitesh. show realizohet në formulën “PortokalliChannel”, ku aktorët sjellin pjesët e tyre si në një programacion të plotë televiziv. /albeu.com/
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.