City, 95 mln sterlina për Ronaldon

Tuesday, September 4, 2012


  
Cristiano Ronaldo
Merkatoja e verës është zyrtarisht e mbyllur, por situata e çuditshme e Cristiano Ronaldos te Real Madrid nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe pa tërhequr vëmëndjen e "milionerëve" të futbollit. Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Star", Manchester City po përgatit një ofertë prej 95 milionë sterlinash për të sjellë në Etihad Stadium yllin portugez.

Sipas të njëjtit burim, Kampionët e Premier League kanë ndërmend ti ofrojnë futbollistit një kontratë 4-vjeçare por nuk dihet ende se çfarë page i ofrohet. Një gjë e sigurtë: më shumë se te Real Madrid.

Tani "Los Blancos" duhet të mendohen mirë nëse nuk duan të humbasin yllin e tyre.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.