Tuesday, September 18, 2012

Rrit temperaturat në Miami (FOTO)



Për Selena Gomez, temperaturat janë ende shumë të larta. Ajo ka kaluar thuajse gjithë pushimet e verës në bikini, por nuk do ta përfundojë këtë shumë shpejt.
Aktorja 20 vjeçare është parë duke pushuar në Miami.
Aktorja është në lidhje me pop yllin Justin Bieber dhe siç është raportuar shpeshëherë, ajo i rrin shumë gati kësaj lidhje.
Magazinat shkruajnë se ajo kontrollon çdoherë telefonin e Bieber, sidomos kur kthehet prej ndonjë xhirimi apo koncerti

Tirana Fest (FOTO)



Kryeqyteti shqiptar, Tirana, gjatë fundjavës së ardhshme, do të pushtohet nga aktivitete të ndryshme argëtuese.
"TiranaFest", që do të mbahet me 22 dhe 23 shtator, në sheshin Nëna Terezë, do të ketë dy netë me koncerte live nga disa prej artistëve më të talentuar nga Shqipëria si edhe disa të ftuar nga jashtë vendit.
 
Gjatë këtij aktiviteti, i cili fillon të shtunën, në orën 09:00, ndërsa të dielën, datë 23 shtator, hapet në orën 14:00, pritet të performojnë Eugent Bushpepa, Saimir Braho, Juliana Pasha, Mariza Ikonomi etj.
Ndër mysafirët e huaj që do të performojnë janë edhe Abandon Kansas, rock grup nga Wichita, Kansas – SHBA, si dhe LZ7, një grup nga Britania e Madhe që luan electro, dance dhe hip hop.
 
 
Në kuadër të këtij festivali, ndër të tjera pritet të ketë edhe aktivitete me sporte ekstreme, si shfaqje me motorë, MBX dhe skateboard, si dhe lojëra për fëmijë.
Moto e festivalit është : "Besim, shpresë, dashuri". www.lajmesot.net

"kënga magjike" Fillon Gara ...



Festivali "Kënga magjike", që konsiderohet si një nga skenat ku çdo vit lindin hitet e vitit në muzikën shqiptare, ka filluar tashmë fazat e para të konkurimit.
Së bashku me sezonin e ri të “E Diela Shqiptare” ka startuar edhe paraqitja e këngëve konkurrente e festivalit “Kënga Magjike”.
Këtë vit producenti i festivalit, njëkohësisht edhe moderatori i emisionit Ardit Gjebrea kishte menduar që ta hapte konkurrimin duke ju dhënë një ogur të mirë të shtatë konkurrentëve të parë.
Megjithëse ky festival është më shumë një tribunë e muzikës shqiptare, mes këngëtarëve ndihen ethet e konkurrimit. Shtatë këngëtarët e parë që hapën kurrimin e fetivalit që do të finalizohet nga data 7 - 9 nëntor ishin Devis Xherahu, Kelly, Adhurim Behari, Xhesika, Mateo Frroku, Don Enio, Andros, Blerina Braka.
Monday, September 17, 2012

Fustanet shumëngjyrëshe, zbukurojnë pasarelën e modës (Fotot)



Fustanet shumëngjyrëshe, zbukurojnë pasarelën e modës (Fotot)
Disa vite më parë, stilistët britanikë Antoni&Alison, ishin të vetëdijshëm se duhet të bënin diçka ndryshe për të festuar hapjen e javës së modës në Londër.

Ashtu kanë vepruar edhe këtë herë, ata kanë përzgjedhur fustanet shumëngjyrëshe për të fituar vëmendjen maksimale të të pranishmëve, dhe jo vetëm.

Në koleksionin e tyre pranverë/verë 2013 shohim fustane të lehta me ngjyra të ndryshme që të bëjnë për vete që në momentin e parë që i vështron modelet që ecin në pasarelë.

Ky koleksion i mrekullueshëm është puna e Antoni Burakowski dhe Alison Roberts, të cilët janë përpjekur për të sjellë diçka ndryshe nga stilistët e tjerë.

Fustane të shkurta dhe të gjata, të cilat janë kthyer në një vepër arti nga stilistët që adhurojnë të përdorin abstraksionin në veshjen e tyre.

Të dy stilistët theksojnë se janë kthyer pas në kohë për të propozuar modelet shumëngjyrëshe në fustanet e tyre, duke e konsideruar çdo veshje të veçantë nga njëra-tjetra.

E Pabesueshme , Tualetet transparente ( FOTO )



Edhe tualetet transparente
Të sikletshme por edhe gazmore në të njëjtën kohë, janë këto imazhe që shfaqen nga tualeti i një hoteli në New York.
Vizitorët, të cilët ndodhen në katin e 18-të të këtij hoteli, mund të kenë pamje fantastike brenda ambienteve ku ndodhen, por tjetër imazh paraqitet për kalimtarët e rastit, të cilët të hutuar shikojnë çdo veprim të tyre, kur ata kryejnë nevojat personale në këto tualete.

Këto tualete janë lehtësisht të dukshme nga njerëzit në rrugë, pasi muret e hotelit në këtë ambient janë tërësisht prej xhami.
Njëri prej vizitorëve të këtij hoteli shfaqet në këto foto duke mbajtur në njërën dorë telefonin dhe në dorën tjetër letrën e tualetit.

Të gjithë këta persona nuk janë në dijeni të transparencës së xhameve të tualetit, ndërsa kalimtarët e rrugës të çuditur ngrenë kokën dhe shikojnë me habi këto pamje.
Mediumet e huaja nënvizojnë se ky është një ndër hotelet e preferuara edhe nga personazhet e famshëm, përfshi këtu Leonardo DiCaprio dhe Cameron Diaz.


Ke lindur në vjeshtë? Do t’i arrish me siguri 100 vite jetë



Ke lindur në vjeshtë? Do t’i arrish me siguri 100 vite jetë
Ke lindur në vjeshtë? Me siguri që do të arrish t’i shuash qirinjtë e 100-vjetorit tënd.
Këtë e pohon së fundmi, një kërkim i Universitetit të Çikagos, botuar në “Journal of Research“, sipas të cilit, ata që kanë lindur gjatë muajve të vjeshtës, kanë gjasa që të jetojnë më gjatë se të tjerët.
Hulumtimi, i lindur në vazhdën e studimeve të mëparshme mbi jetëgjatësinë, u krye duke analizuar të dhënat nga më shumë se 1.500 100-vjeçarë të lindur në SHBA, në mes të periudhës së viteve 1880 dhe 1895.
Autorët e tij, Leonid Gavrilov dhe Natalia Gavrilova, kanë përfshirë në vlerësimet e tyre të gjitha statistikat e tyre jetësore dhe kanë vënë re një tregues të përbashkët tek të gjithë ata: Kishin lindur gjatë muajve, shtator, tetor dhe nëntor ...
Rezultat ky që tregon se të lindurit e këtyre muajve, kanë probabilitet që të jetojnë më gjatë se ata që lindin përshembull në periudhën e pranverës.
E kjo, sepse sipas studiuesve, gjatë kësaj periudhe, foshnjat kanë gjasa që të marrin infeksione, të cilat u përcaktojnë në fakt edhe gjithë ecurinë e shëndetit të tyre në jetë.

Inter cinik në “Delle Alpi”




Inter cinik në “Delle Alpi”
Inter rigjen fitoren por jo sigurinë e dominimit të kundërshtarit. Në një mbremje ku fati ishte rreshtuar dukshëm në anën e djemve të Stramaccionit, Torino nuk arriti t’i shkaktonte surprizën e dytë rresht skuadrës së Massimo Morattit.
Diego Milito në pjesën e parë dhe Antonio Cassano në të dytën “nxorrën gështënjat nga zjarri” për zikaltërit që marrin një 3 pikësh me shumë vlera për moralin e rënë pas asaj humbje shokuese në “San Siro” ndaj Romës.
Nga ana tjetër, Torino krijoi volum më të madh loje duke humbur edhe disa raste flagrante por mbrojtja e Interit me Ranocchian e rilindur dhe zbulimin Juan, nuk futi ujë. Me këtë sukses Interi ngjitet në kuotën e 6 pikëve po aq sa Fiorentina.
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.